Avokati Pallaska: Dhomat e Specializuara i dhanë epërsi verzionit kushtetues në gjuhën serbe
Avokati Dastid Pallaska, ka përmendur një shkelje të rëndë të ndodhur nga Dhomat e Specializuara, në rastin e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Ai në Rubikon me Adriatik Kelmendin, u shpreh se kjo ndodhi meqë paneli kushtetues i Dhomave të Specialuzara, i ka dhënë epërsi kushtetuese verzionit të Kushtetutës në gjuhën serbe, përkundër faktit që ofron më pak të drejta, njofton Klankosova.tv.
”Në rastin e Veselit, ka ndodhur një shkelje më e madhe. Paneli kushtetues i Dhomave të Specializuara, i ka dhënë epërsi kushtetuese, verzionit të kushtetutës në gjuhën serbe, përkundër faktit që ky version ofron më pak të drejta”.
Ai tutje ka sqaruar si si rrodhi ky proces:
”Janë shikuar të trija gjuhë zyrtare”.
”Kadri Veseli në kërkesën e tij kushtetuese, i ka ngritur disa pretendime për shkeljen e nenit 33 të Kushtetutës së Kosovës, i cili përcakton: se askush s’mund të akuzohet apo dënohet për një vepër penale, që s’ka qenë vepër penale në kohën e kryerjes”.
”Në verzionin në gjuhën angleze, që është version burimor, parasheh që kjo dispozitë të aplikohet, në fazën e akuzimit, apo edhe në të dënimit. Pra, njëjtë e kemi edhe në gjuhën shqipe”.
”E ndërsa në verzioni serbisht, sipas gjitha gjasave për arsye të ndonjë gabimi thotë që: ‘’askush nuk mund të dënohet’’, e përjashton fazën e akuzimit. Edhe me qëllim që ta shpallë të papranueshme kërkesën si të parakohshme, se po ngrihet në fazën e akuzimit, e jo në fazën kur është dënu, paneli kushtetues i DHS-së, i jep epërsi kushtetuese, verzionit serbisht, duke shkelur ndër parimet bazë të interpretimit të normave kushtetuese”.