Avokati serb: Kam të drejtë ta nderoj familjen e Adem Jasharit

08 janar 2024 | 08:21

Avokati serb Cedomir Stokoviç është shprehur se Serbia duhet t’i njohë të drejtat e çdo personi dhe mendimet e tyre ndryshe.

Komentet Stoikoviç i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Serbi, ku politikani opozitar serb Nikola Sanduloviç u dhunua barbarisht dhe u burgos, vetëm pse vendosi lule mbi varrin e një fëmije të familjes Jashari në Prekaz.

Ai tha se është e drejta e çdokujt të nderoi të vdekurit dhe shtoi se atij nuk i interesonte nëse të tjerët e konsideronin familjen e Adem Jasharit terroriste.

“Pyetja është mëse e qartë. Ju mbani mend se unë ju thashë në fillim që duhet ta mbajmë këtë çështje të thjeshtë. Unë kam të drejtë të vendos lule mbi varrin e Adolf Hitlerit, Binladenit, ose mbi  varrin e një fëmije 7 vjeçar shqiptar. Kjo është e drejta ime. Mua nuk më intereson nëse ju e konsideroni familjen Jashari si një grup terrorist apo jo, nuk më intereson fare”, tha Stoikoviç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm në pikën kufitare Merdar duhet pritur deri 40 minuta…