​Avokati serb: Në Serbi po arrestohen kundërshtarët e Srpskas

20 prill 2023 | 08:18

Avokati nga Beogradi, Ivan Niniq, thotë se ata serbë që nuk mbështesin Listën Serbe vazhdojnë të persekutohen nga regjimi i Alekasandar Vuçiqit, shërbimet e sigurisë dhe Milan Radoiçiqi.

Niniq tregon rastin e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Dragan Nikokoliq që është arrestuar nga shërbimi i sigurisë SBPOK.

“Regjimi në Beograd dhe shërbimet e sigurisë vazhdojnë të persekutojnë serbët që nuk mbështesin të ashtuquajturën Lista Serbe, Radoiçiqin dhe Vuçiqin”, tregon Niniq.

“Dragan Nikoliq (1975) nga Leposaviqi, baba i tre fëmijëve, deri vonë polic në Policinë e Kosovës, u arrestua nga SBPOK të hënën (10 prill) në vendkalimin Jarinje”, thekson ai.

“Dragani akuzohet nga Shërbimi Kundër Terrorizmit dhe VJT Beograd se ka kryer veprën penale: shoqërimi për veprimtari anti-kushtetuese (neni 319, paragrafi 2) dhe thirrja për shkelje të rendit kushtetues (neni 309, paragrafët 1 dhe 3)”, shton Niniq.

Sipas avokatit, Nikoliq ishte fyer duke u pyetur se, a je ti “shiptar”.

“Më 10 prill, në mëngjes, rreth orës 08:00, Dragani është regjistruar në vendkalimin Jarinje me letërnjoftim të Kosovës dhe patentë shoferi, pa asnjë problem. Pas kthimit nga Kragujevaci, rreth orës 20:25, në të njëjtin vendkalim në Jarinje, atij i është kërkuar letërnjoftimi serb, të cilin fizikisht nuk e kishte me vete”, tregon avokati.

“‘A je ti shqiptar?’ e pyetën në Jarinje, me komentin, ‘tani do të vijë shefi ynë të të sjellë një letërnjoftim serb’. Pas kësaj, Dragani dhe gruaja e tij u ndaluan deri në orën 23:20, kur u shfaqën policët me rroba civile, me kapela në kokë për ta prangosur dhe nuk i treguan letërnjoftimet e tyre”, pohon ai.

Tutje ai shton se Nikoliq kishte pësuar poshtërim psikologjik.

“Në ambientet, që supozojmë se janë të SBPOK-ut, filloi ngacmimi dhe poshtërimi psikologjik: ‘a keni punuar në PK?’, ‘a e doni këtë vend?’, ‘a punoni kundër vendit?’, ‘Për kënd punoni në Prishtinë?’, ‘Kemi informacione se ju punoni për strukturat dhe shërbimet e Prishtinës’, etj”, shton ai.

“Dragani u informua se, për periudhën nëntor 2022 – prill 2023, akuzohej se i ishte bashkuar një grupi me 4 persona të tjerë të kombësisë serbe, me të cilët ‘intenzivisht dhe vazhdimisht ka punuar për të shkatërruar themelin kushtetues dhe sigurinë e Serbisë, me qëllim të ndryshojë me forcë rregullimin kushtetues’”, thekson Niniq.

“Prokurori pretendon se Dragani ‘shtypte dhe shpërndante materiale që kërkonin ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë’ (fletëpalosje për riregjistrimin e automjeteve), mblidhte dhe u jepte informacion strukturave shqiptare, për të shkaktuar revolta të popullatës kundër qeverisë dhe autoriteteve serbe”, shkruan Niniq në Twitter.

Avokati tregon se Nikoliq e kishte braktisur uniformën e policit të Kosovës me urdhër të Beogradit.

“Dragani i atribuohet, në mënyrë të paqartë dhe përgjithësisht, ngjarjeve të fundit në lidhje me djegien e një makine në veri të Kosovës, plagosjen e dy serbëve, ‘kërcënim të popullatës serbe”.

“Meqë ra fjala, po flasim për një burrë që është 20 vjeç. Punoi si polic, humbi uniformën dhe e la punën së fundmi me bindjen e autoriteteve nga Beogradi. Ai ka kontratë të përkohshme pune me Komunën e Leposaviqit dhe nuk e ka marrë rrogën e fundit në muajin prill, e cila ka qenë preludi i arrestimit të tij”, tregon ai.

Sipas tij, ish-zyrtarit policor i është djegur vetura, pasi e kishte regjistruar me targat e Republikës së Kosovës.

“E thirra Zoran Todiqin, kryetarin e Komunës së Leposaviqit dhe e pyeta: pse vetëm Zorani, nga të gjithë ish-policët nuk e mori rrogën e fundit në prill dhe ai më thotë se, më telefononi për gjashtë ditë, të hënën, mundem”, pohon ai.

“Dragani, më 1 shtator të vitit të kaluar, ka qenë ndër të parët që e ka regjistruar veturën e tij me targa të Kosovës, sepse i ka skaduar regjistrimi”, citon Niniq.

Arrestimi i Dragan Nikoliqit sipas avokatit është një akt hakmarrjeje nga Beogradi.

“Arrestimi i Dragan Nikoliqit është një akt hakmarrjeje nga Beogradi, sepse bashkëshortja e tij Ivana pranoi kandidaturën për këshilltare në zgjedhjet e ardhshme në listën zgjedhore të Partisë së Serbëve të Kosovës në Komunën e Leposaviqit. Dhe tani e ashtuquajtura Lista Serbe e llogarit me secilin veç e veç”.

“Sot në mëngjes e vizitova të mbrojturin tim në CZ, ai është mirë, nuk është dorëzuar, thotë se do të qëndrojë sa të duhet, sepse nuk e ka shkatërruar kurrë vendin e tij. Ai është i hidhëruar sepse pas 20 vitesh për shkak të punës, shteti mori koren e bukës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare. Seanca…