Avokati Smakiqi u del krah grevistëve, ofron ndihmë falas për paditë ndaj Qeverisë

31 gusht 2022 | 13:48

Avokati Xhevdet Smakiqi ka reaguar rreth situatës së krijuar së fundmi rreth grevës nga BSPK-ja, për çka Ministria e Financave ka kërkuar listën e punonjësve të cilët kanë hyrë në grevë për t’ua ndalur pagat.

Avokati Smakiqi ka bërë me dije se do t’u ofrojë ndihmë falas si jurist nëse ata duan të ngrisin padi e kallëzime penale ndaj shtetit.

“Këshilla falas kundër diktaturës së Qeverisë për BSPK-në SBASHK-un dhe sindikatat”, ka shkruar Smakiqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Reagimi i tij i plotë:

Këshilla falas kunder diktatures se Qeverisë për BSPK-ne SBASHK-un dhe Sindikatat, madje ky kallëzim penal e ka edhe efektin e nenit 79 te KPPRK-së.
Propozim për Kallëzim Penal
Prokurorisë Themelore në Prishtinë
Në bazë te nenit 78 dhe 79 te Kodit te Procedures Penale Nr.04/L-123 ( tani e tutje referuar si Kodi i Procedures Penale) BSPK-ja SBASHK-u dhe Federata Sindikale ne Sherbimin Civil te regjistruara në MFPT dhe MPB me respekt paraqesin këtë:
KALLËZIM PENAL
Parashtruesit: BSPK-ja, SBASHK-u Federata Sindikale në Sherbimin Civil te perfaqsuara ligjerishtë nga Ztr………..Ztr………..Ztr………
Kundër: Ztr……., në poziten… në MFPT dhe Ztr….. në pozitën…….. në MFPT-së, me adresë Ndërtesa e Qeverisë Rr…. Prishtinë 10000 Kosovë
Datë: ……2022
Përshkrimi faktik i veprimeve inkrimunuese
S E P S E
Me datat ndërmjet 26 deri 30 Gusht 2022 e duke vazhduar edhe pas kësaj i dyshuari …..
dhe ………… date duke vepruar në bashkëveprim, kanë ndërmarrë veprime te koordinuara ashtuqë me urdhër në djeni apo aprovim te heshtur ose konkludent nga ……….. i dyshuari …………… ka lëshuar email zyrtar përmes plaformes zyrtare te Qeverisë së Kosoves, ku ka kërkuar listen e grevistëve në sektorin publik te ministrive dhe komunave, me njoftimin dhe kërkesën per te iu hequr oret dhe medijtet respektivishtë ndaluar te ardhurat persnale ne pagat e tyre mujore te garantuara me ligjet ne fuqi.
Me këto veprime te dyshuarit kanë iu kanë shkaktuar deme te mëdha matariale e deme jo materiale shpirtërore masivishtë grevistëve duke u’a dëmtuar te ardhurat perosonale dhe rreizkuar ekzistencën e familjeve te tyre dhe atyre personalishtë.
I dyshuari …….. në kapacitetin e pozites…………me daten 29 Gusht 2022, përmes konferences për media direkt ka deklaruar se grevistët nuk do ti paguajë pundhënësi i tyre per oret dhe ditet e greves, ku sipas urdhërit te tij te nesermen kanë është urdhëruar Depertamenti i Thesarit te Kosoves qe ti privoi grevistet nga te ardhurat personale
Provë: Emaili zyrtar ………… i datës…….Gusht 2022
Konfernca për media e………e dates 30 Gusht 2022
Kërkesa e Thesarit e dates………
Shkelja e legjilacionit
Te dyshuarit kanë vepruar te koordinuar me vetëdije te plotë dhe me qellim te frikësimit dhe shantazhit te anëtareve te BSPK-se, SBASHK-ut dhe Federates Sindikale te Sherbimit Civil te Kosoves edhe pse e kanë ditur se e drejta e greves dhe e drejta në te addhura personale është e garantuar me nenin 43, nenin 44 te Kushtetutes se Kosoves, me Konventa Ndërkombetare nga e drejta e punes e zbatueshme sipas nenit 22 te Kushtetutes se Kosoves, me nenin 6, 7, 11, 12, 13 te Ligjit per Grevat me nenin 27 par 4 te Ligjit Per Organzimin Sindikal dhe dispozitat e ligjit per te ardhuarat personale ku paga te ardhurat personale jane te garantuara te pa prekshme dhe te pa tjetesueshme, me Kotratën Kolektive dhe kontratat individuale te grevistëve.
Te dyshuarit me vetëdije te plotë dhe me diskriminim kanë vepruar ndryshe nga oraganet tjera shtetërore KGJK dhe KPK-ja ku grevistet nuk janë shantazhuar as frikusuar me heqjen e meditjeve apo oreve te punes po gjate periudhes se kryerjes se vepres penale nga te dyshuarit pra ndermjet datave 25 deri 29 Gusht 2022.
Duke u mbështetur në te spërcekurat gjendjen faktike te dyshuarit me vetëdije dashje direkte te koordinuar kishin për te kryer vepren penale nga neni 218 i KPRK-se Cenimi i te Drejtave nga
Mardhënia e Punes.
Andaj i prozojmë Prokurorisë se Shtetit qe pas pranimit te ketij kallëzimi penal te nxjerr vendim per zhvillimin e hetimeve, te ngrite aktakuzë me prozim qe pranë gjykates kompentente te gjykohen dhe denohen sipas ligjit ne fuqi.
Prokuroria me urdhër te veçantë të pezulloi zbatimin e vendimev dhe urdhërat e te dyshuarve per heqjen e meditjeve dhe shantazhin ndaj grevistëve.
Me respekt! Ztr………Ztr…
Ztr…….

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet…