Avokati tallet me Kurtin dhe LV-në: E paskan ‘kapë’ edhe Komisionin e Vendikut
Avokati Dastid Pallaska, përgjigjen e Komisionit të Venedikut dhënë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili i ka dërguar kërkesë për opinion në lidhje me kompetencat e presidentit për propozimin e mandatarit, e ka komentuar, veçse me tallje.
Në një shkrim të publikuar në “Facebook”, Pallaska ka ironizuar me qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se edhe Komisioni i Venedikut është ‘kapur’.
“E paskan ‘kapë’ edhe Komisionin e Vendikut … të qeshurat nga kërkesa e kryeministrit në ikje për me u përzi në punën e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Pallaska.
Dje Komisioni i Venedikut i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e presidentit dhe i ka bërë me dije se kërkesën e tij nuk do ta shqyrtojë pa dhënë përgjigje Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
(B. D.: ‘Epoka e re’)