Avokati Taulant Hodaj i bën ftesë publike Baton Haxhiut për një përballje televizive
Avokati Taulant Hodaj në rrjetin social “Facebook” ka bërë një reagim për shkrimin e publikuar disa ditë me parë në mediumin “Albanian Post”.
Në atë shkrim, thuhet që zyra e avokatëve ‘Hodaj & Partners’ ka përfituar mjete financiare nga Federata e futbollit të Kosovës.
Hodaj i cili është edhe u.d. sekretar i FFK-së, ka thënë që ai është duke përballur me një fushatë linçuese në medie nga persona dhe grupe të interesit.
“Kohëve të fundit jam përballur me një fushatë linquese në media nga persona dhe grupe të interesit, të cilët kanë humbur betejat ligjore me klientë që unë i përfaqësoj. I kuptoj deri dikund, humbja nuk është lehtë e përballueshme! Avokatia nuk është thjesht një profesion, por një përgjegjësi që përfshinë përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të klientit në çdo rrethanë, sado komplekse apo sfiduese të jetë ajo. Si avokat, unë kam për detyrë të mbrojë të drejtën dhe integritetin e klientëve, pavarësisht nga natyra dhe rrethanat. Si avokat dhe zyrë prestigjioze e avokatëve në Kosovë, qysh në fillimet e mia përfaqësoj institucione e kompani kredibile ndërkombëtare dhe vendore, duke mbrojtur me fanatizëm të drejtën dhe interesin e klientëve që më falin besimin. Ky virtyt më është ngulitur qysh në studimet për drejtësi në SHBA dhe vende të ndryshme të Bashkimit Evropian”.
“Në demantin që i kam dërguar dhe nuk e ka publikuar Albanian Post, por edhe tani publikisht i bëjë ftesë gazetarit apo edhe udhëheqësit të medias që ka shpifur, Baton Haxhiut, që të konsiderojnë gatishmërinë time për çfarëdo përballje të mundshme, edhe televizive”, ka shkruar Hodaj.
Reagim ndaj fushatës linçuese dhe shpifjeve të Baton Haxhiut dhe Albanian Post
Të dashur miq,
Kohëve të fundit jam përballur me një fushatë linquese në media nga persona dhe grupe të interesit, të cilët kanë humbur betejat ligjore me klientë që unë i përfaqësoj. I kuptoj deri dikund, humbja nuk është lehtë e përballueshme!
Avokatia nuk është thjesht një profesion, por një përgjegjësi që përfshinë përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të klientit në çdo rrethanë, sado komplekse apo sfiduese të jetë ajo. Si avokat, unë kam për detyrë të mbrojë të drejtën dhe integritetin e klientëve, pavarësisht nga natyra dhe rrethanat. Si avokat dhe zyrë prestigjioze e avokatëve në Kosovë, qysh në fillimet e mia përfaqësoj institucione e kompani kredibile ndërkombëtare dhe vendore, duke mbrojtur me fanatizëm të drejtën dhe interesin e klientëve që më falin besimin. Ky virtyt më është ngulitur qysh në studimet për drejtësi në SHBA dhe vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Përfaqësimi dhe ofrimi i shërbimeve për Federatën e Futbollit të Kosovës, si avokat dhe për një kohë të shkurtër si u.d. Sekretar, mbetet një prej detyrave që i kryej me krenari dhe përgjegjësi të lartë, dhe jam shumë i lumtur që kam kontribuuar për ngritjen e nivelit të FFK-së, sidomos në aspektin ligjor dhe përafrimin me standardet e UEFA-së dhe FIFA-së.
Kohët e fundit, jam përballur me një fushatë linquese nga portali Albanian Post, me në krye me Baton Haxhiun. Ky i fundit së bashku me grupet që përfaqëson, të cilët dolën humbës në beteja ligjore me ata që unë i përfaqësoj, ka vendosur që të hedh akuza shumë të rënda dhe të pa bazuara edhe kundër meje. I shtyrë nga grupe kriminale të interesit, ai, përmes meje po synon të godas dikë tjetër. Madje, është ndjerë aq i fuqishëm të shpifë ndaj një zyreje prestigjoze të avokatëve si Hodaj & Partners, sa të mos e përfillë parimin bazë të gazetarisë, e që është ballafaqimi dhe verifikimi i fakteve. Ai, përmes një pseudo gazetari, ka publikuar fakte të rreme për mua, pa kërkuar paraprakisht një opinion nga unë. Përkundër insistimit tim që të më jepet hapësirë për adresim të shpifjeve, ai ka refuzuar që t’i përmirësoj ato. I kam dërguar madje edhe dokumentacionin origjinal nga institucinet përkatse që i demantojnë të gjitha shpifjet ndaj meje, por prap se prap i ka injoruar. Kjo për mua është gazetari kriminale!!!
Unë e kuptoj në themel lirinë e shprehjes dhe rolin kritik që media ka në një shoqëri demokratike. Megjithatë, kjo liri nuk duhet të keqpërdoret për të shpërndarë dezinformata, linquar apo shantazhuar në shërbim të interesave të grupeve kriminale të interesit. Gazetarët si Baton Haxhiu dhe vegla e tij që ai e keqpërdor, janë të mirënjohur nga opinioni dhe drejtësia vendore e ndërkombëtare për përfshirje në vepra kriminale, shantazhe, korrupsion, shpifje e shpërndarje të lajmeve të rreme, madje edhe për tradhëti kombëtare. Edhe në rastin tim, ata do të ballafaqohen me kallëzime penale e padi në prokurori e gjykatë, si dhe me rregullatorët e mediave në Kosovë për shkelje të rëndë të etikës dhe kodeve të aplikueshme.
Të dashur miq, të dashur futbolldashës,
përkundër shantazheve dhe linqimit publik, unë si profesionit i fushës nuk do të ndalem që të përfaqësoj ligjërisht, me profesionalizëm e krenari çdo klient që ma falë besimin, e në veqanti një institcuion me interes kombëtar si FFK-ja, pavarësisht rrethanave dhe sulmeve që shkojnë në adresë të shtëpisë tonë të futbollit.
Në demantin që i kam dërguar dhe nuk e ka publikuar Albanian Post, por edhe tani publikisht i bëjë ftesë gazetarit apo edhe udhëheqësit të medias që ka shpifur, Baton Haxhiut, që të konsiderojnë gatishmërinë time për çfarëdo përballje të mundshme, edhe televizive.
Me respekt,
Avokat Taulant HODAJ