Avokati Thaçit: Këta burra duhet të lirohen
04 shkurt 2022
| 16:40
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka kërkuar lirimin e klientit të tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ai duke iu referuar një deklaratë të ish-ambasadorit e OSBE-së, Dan Everts, ai ka kërkuar që ish-drejtuesit e UÇK-së që të lirohen. Sipas tij kjo deklaratë është shfajësuese për Thaçin dhe të tjertët.
Avokati i Thaçit ka thënë se dokumentin e Everts e kanë pranuar të martën.
Më tutje, ai ka thënë se prokuroria ka marrë në pyetje qindra ushtarë të UÇK-së, por mbrojtja asnjëherë nuk i ka parë këto dokumente.
Sipas tij, dëshmitë e ushtarëve të UÇK-së janë shfajësuese për liderët e UÇK-së.