Avokati Toby Cadman nderohet me çmimin “Justiniani i Madh”

02 maj 2023 | 18:25

Avokati britanik Toby Cadman është nderuar me çmimin e lartë “Justiniani i Madh”.

Në motivacionin për ndarjen e këtij çmimi thuhet se Cadmanit ky çmim i jepet për angazhimet e tij si avokat në disa fusha të së Drejtës Ndërkombëtare Penale e Humanitare, Terrorizmit Ndërkombëtar, për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht në përfaqësimin e një numri veteranësh të UÇK-së para Dhomës së Specializuar të Kosovës në Hagë, shkruan “Epoka e re”.

“Për veprimtarinë, angazhimet e realizimet si avokat ndërkombëtar i së Drejtës Ndërkombëtare në disa fusha të së Drejtës Ndërkombëtare Penale e Humanitare, Terrorizmit Ndërkombëtar, për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht në përfaqësimin e një numri veteranësh të UÇK-së para Dhomës së Specializuar të Kosovës në Hagë, duke mbrojtur e afirmuar ndërkombëtarisht të Drejtën dhe Luftën e Kosovës, çështjen e çlirimit nga një pushtues, dhunues e barbarizues e genocidal”, thuhet në motivacionin e këtij çmimi, që mban nënshkrimin e “Gazetës së Alpeve” dhe Kuvendit të Ulqinit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka ratifikuar tri marrëveshjet e mobilitetit të nënshkruara në…