Avokati Tomë Gashi: Tani është detyrë e shtetit që ta gjejë vrasësin e Astrit Deharit

24 tetor 2019 | 13:25

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi, pas pranimit të dy raporteve nga Institutit Zviceran, Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë në lidhje për rastin e Astrit Deharit, ka thënë se në bazë të këtyre raporteve është vërtetuar ajo që është ditur që nga dita e parë e vrasjes së Astrit Deharit më 05.11.2016, që ai është vrarë në rrethana të pasqaruara deri më tani në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gashi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se tani është detyrë e Prokurorisë dhe e shtetit të Kosovës që të gjejë vrasësin e Astrit Deharit.

“Është ditur se Astrit Dehari është varë vetëm për një arsye se ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe është vrarë duke tentuar që t’i merren deklarata vetëinkriminuese për diçka që kurrë nuk ka ndodhur, kinse për gjuajtjen e Parlamentit të Republikës së Kosovës, gjë që kurrë nuk ka ndodhur nga ai dhe nga aktivistët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Tomë Gashi.

Postimi i plotë i Gashit:

ASTRIT DEHARI ËSHTË VRARË.!

Sot kemi pranuar dy raportet të përpiluara në gjuhen frënge dhe të përkthyera në gjuhen shqipe nga Institutit Zviceran-Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë-Zvicër lidhur me vrasjen e Astrit Deharit, ku njëri raport përbëhet nga 45 faqe ndërsa raporti tjetër përfundimtarë përbëhet nga 14 faqe.

Në bazë të këtyre raporteve të Institutit Zviceran vërtetohet ajo që është ditur që nga dita e parë e vrasjes së Astrit Deharit më 05.11.2016 që ai është vrarë në rrethana të pasqaruara deri me tani në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Tani është detyrë e Prokurorisë dhe e shtetit të Kosovës që të gjejë vrasësin e Astrit Deharit.

Është ditur se Astrit Dehari është varë vetëm për një arsye se ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe është vrarë duke tentuar që t’i merren deklarata vetëinkriminuese për diçka që kurrë nuk ka ndodhur, kinse për gjuajtjen e Parlamentit të Republikës së Kosovës, gjë që kurrë nuk ka ndodhur nga ai dhe nga aktivistët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Astrit Dehari është mbajtur për 78 ditë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dhe për këto ditë sa është mbajtur në paraburgim ai asnjëherë zyrtarisht nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria.

Tani shteti duhet të kërkoj drejtësi për Astritin.!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian “Europa League” rikthehet…