Avokati Tomë Gashi thërret protestë për Astrit Deharin
02 nëntor 2023
| 11:17
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nesër (e premte) do të mbahet një protestë për ish-aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Gashi ka shkruar në “Facebook” se janë bërë shtatë vjet prej kur prokuroria nuk dëshiron ta sheh të vërtetën.
Ai ka thënë se protesta do të mbahet me fillim në orën 12:00, përballë Prokurorisë Speciale në Prishtinë.