Avokati Vata tregon pse nuk po ndodh koalicioni LV-LDK
Avokati Labinot Vata ka treguar pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të pajtohen për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zvarritja e marrëveshjes për koalicion mes këtyre dy partive nuk po ndodh për shkak të parimeve, apo të posteve.
Sipas tij, LV-ja dhe LDK-ja nuk kanë guxim të përballen me temat e mëdha që e presin qeverinë e re.
Postimi i plotë i avokatit Vata:
Mosarritja e marrëveshjes nuk ka të bëjë me parimet e palëve që po e negociojnë formimin e qeverisë, sepse shumë parime të VV-së, të formuara përgjatë 16 viteve të tyre, tashmë janë ndryshuar, si psh. parimi ‘jo negociata me Serbinë’.
Mosarritja e marrëveshjes për formimin e qeverisë nuk ka të bëjë as me poste e pozita, sepse për postin, për të cilin LV-ja ka fituar zgjedhjet, me pretendimin se me MPB-në do të bëjmë rend e ligj, e disa do ti ‘ngrehim zhag’, këtë pozitë tashmë ia kanë propozuar LDK-së.
Mosarritja e marrëveshjes për formimin e qeverisë ka të bëjë me pamundësinë, papërvojën, mosguximin për t`i dalë përballë temave si: marrëveshja finale me Serbinë dhe Gjykata Speciale, të cilat e presin Qeverinë e re gjatë vitit 2020.
Nëse do të kemi zgjedhje të reja, ky mosguxim duhet të dënohet me injorim në fletët e votimit, sepse qytetarët kanë shpresuar që vota e tyre do të jetë e vlefshme për 4 vite.