Avokatja e Jakup Krasniqit e ballafaqon dëshmitarin me disa deklarata në të kaluarën, ai ia lë fajin përkthimit

22 maj 2023 | 11:51

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra është duke vazhduar ta marrë marrjen në pyetje të dëshmitarit të pestë në Gjykatën Speciale.

Avokatja e Krasniqit e ka pyetur dëshmitarin lidhur me disa dëshmi që ai i kishte dhënë në të kaluarën, e të cilat në disa pika nuk përshtaten me dëshminë e sotme, raporton “Nacionale”.

Dëshmitari për këtë ia ka lënë fajin përkthimit.

Pjesën e bisedës së avokates së Krasniqit me dëshmitarin:

Avokatja: Kur iu tregua ky dokument ju thatë që nuk iu kujtohej sa ka qenë data kur e keni bërë këtë ankesë?

Dëshmitari: Po, nuk më kujtohet data e saktë.

Avokatja: Kjo është ankesë që e ke bërë ti personalisht?

Dëshmitari: Nuk dëgjohet.

Avokatja: Ju thoni që numri 1 është marrë nga UÇK-ja nga shtëpia e tij?

Dëshmitari: Nuk është e vërtetë që është marrë në shtëpi, por ka mundur të ndodhë ndonjë gabim të përkthimi.

Avokatja: E konfirmoni që ai nuk është marrë nga shtëpia?

Dëshmitari: Po

Avokatja: Keni dhënë shumë dëshmi ku keni thënë se keni parë katër veta me maska. A ju kujtohet kjo?

Dëshmitari: Me dy jam ballafaquar më shumë. Por nuk jam i sigurt me i cek me numra saktë.

Avokatja: Bazuar në ankesë, ke thënë që ke parë dy të dyshuar që nuk kishin maska?

Dëshmitari: Nuk janë të dyshuar këta. I njoh të dytë.

Avokatja: Këtu thuhet se “pas incidentit kam parë dy të dyshuar pa maska”. Dua të konfirmojë që nuk i keni parë të dyshuarit pa maska?

Dëshmitari: Po.

Avokatja: Ajo që ke thënë në këtë dokument nuk është e saktë?

Dëshmitari: Nuk është i saktë edhe përkthimi.

Avokatja: Më 22 janar 2003 ke dhënë një dëshmi Në këtë intervistë keni përmendur emrat e personave që dyshoni se kanë qenë ekzekutuesit?

Dëshmitari: Po, kam përmendur dy personat që i kam parë. Kurse të tjerët janë që më kanë thënë pastaj. Dy i kam parë personalisht vetë. 12 dhe 13.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeinspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI),…