Avokatja e njohur e cilëson Thaçin ‘uragan’, e falënderon babanë e tij që rriti një djalë si ai

14 mars 2025 | 15:18

Avokatja kosovare, Fehmije Gashi-Bytyqi, e ka përshkruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si një “uragan” që ka ndikuar në ndryshimin e historisë së vendit.

Në një postim të saj në “Facebook”, ajo ka shprehur mirënjohje për babanë e Thaçit, Haxhi Thaçin, duke theksuar rolin e tij në rritjen dhe formimin e një lideri të guximshëm, i cili luajti një rol kyç në rrëzimin e regjimit serb dhe në sjelljen e lirisë që sot gëzojmë.

Sipas avokates, mbështetja dhe edukimi i Haxhi Thaçit kanë qenë vendimtare në krijimin e një udhëheqësi vizionar, i cili ka ndikuar thellësisht në historinë e Kosovës.

Ndërkohë, ish-presidenti Hashim Thaçi ka mbërritur dje në Kosovë për të vizituar babanë e tij, i cili ndodhet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për…