Avokatja kërkon lirimin paraprak ose me kusht të Jakup Krasniqit
09 nëntor 2020
| 12:25
Avokatja mbrojtëse e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka kërkuar sot para panelit gjyqësor, lirim me kusht për klientin e tij.
“Kemi si synim që të bëjmë një depozitim për lirimin paraprak ose me kusht të tij sa më shpejtë të jetë e mundur”, është shprehur Venkateswari Alagendra.
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë sot për herë të parë para Gjykatës Speciale. Ai në prezantimin e tij të parë ka dhënë një deklaratë emocionale ku i përlotur e ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.