Avokatja mendon tërheqjen nga procesi i shkurorëzimit të Joliet me Pittin
Avokatja e Angelina Joliet që po merret me procesin e shkurorëzimit me Brad Pittin po mendon të japë dorëheqje shkaku i përkeqësimit të marrëdhënies së ish-çiftit.
Jolie, 43-vjeçare, raportohet se bisedat për shkurorëzim dhe kujdestari të fëmijëve është duke i bërë shumë armiqësore.
Burime të afërta me aktorin Pitt, i kanë thënë TMZ se aktorja dëshiron “të vrasë çdo lidhje që aktori ka me fëmijët e tij”.
Ata gjithashtu kanë thënë se ka pasur mosmarrëveshje nga ana e Joliet dhe se ajo është bërë e paarsyeshme me qëndrimet e saj.
Situata aq shumë është përkeqësuar sa avokatja e Joliet, Laura Wasser, e njohur për shkurorëzimin e shumë yjeve, dëshiron të japë dorëheqje dhe ka njoftuar Jolien se është bërë shumë armiqësore.
TMZ gjithashtu raporton se aktorja tashmë ka punësuar një firmë tjetër avokatësh që do të marrë përsipër procesin me t’u larguar Wasser.