AVONET-i vlerëson punën e ministrit Bajram Hasani
Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka nxjerr performancën e ministrive më të mira të qeverisjes Haradinaj.
AVONET ka matur performancën e ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe duke monitoruar edhe punën e tyre, ndërsa tri nga të gjitha ministritë dalin me performancën me të mirë për këta muaj të qeverisjes.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: “Ka marrë disa vendime të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Njëri ndër këto ka qenë edhe vendimi për mbrojtjen e prodhimeve vendore, marrjen e masave mbrojtëse nga importuesit si dhe masat mbrojtëse të konsumatorëve duke aktivizuar qendrën e thirrjeve për konsumator 24 orë, (që deri më tani nuk ishte), ndërsa po bën edhe shqyrtimin e shpejt të ankesave të qytetarëve brenda 24 orëve. Vendim mjaft i rëndësishëm i kësaj ministrie edhe tek rasti i lodrave të fëmijëve ku ishte konstatuar si shumë i rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, me ç’rast është bërë edhe ndalimi i importimit të këtyre lodrave. Kjo ministri ka bërë fuqizimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte të favorshme, shqyrtimi i lëndëve të mbetura që ishin një numër i madh i tyre, nëpër departamentet e MTI-së si p.sh ai në akreditimit, të cilët bizneset janë ballafaquar me problem të theksuara si dhe krijimi i politikave të favorshëm për lehtësimin e shërbimeve për qytetarë dhe biznese”, thuhet në performancën që ka nxjerr AVONET për këtë ministri.
AVONET ka vlerësuar për punë të mira edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Forcës së Sigurisë të Kosovës.
/Epoka e re/