“Avonet” lavdëron punën e ministrit të MTI-së
Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka takuar të premten ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Drejtori ekzekutiv i “Avonet”-it, Kenan Gashi, ka falënderuar ministrin Hasani për bashkëpunimin, si dhe ka theksuar se kjo ministri ka treguar progres të madh, duke u dhënë mundësi prodhuesve vendor duke krijuar infrastrukturë ligjore, e administrative.
“Avonet” ka monitoruar departamentet e kësaj ministrie dhe agjencive, me të cilët me ardhjen në krye të ministrit Hasani, ka ndryshuar edhe komunikimi dhe është krijuar një ambient më i favorshëm si për OJQ ashtu edhe pronarët e bizneseve.
Ndërkaq ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka theksuar se pas ardhjes së tij në krye të këtij institucioni, janë krijuar kushte më të favorshme dhe është vënë si prioritet në ministri krijimi e kushteve për prodhuesit vendorë, marrja e masave mbrojtëse, veçanërisht për miell dhe materiale ndërtimore (blloka).
Ministri Hasani ka kërkuar që për çdo shqetësim që mund të kenë si nga shoqëria civile, bizneset, e po ashtu edhe nga qytetarët të drejtohen në këtë ministri ku do të shqyrtohen të gjitha çështjet.