
Avramopoulos: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave
18 korrik 2018
| 16:33
Komisionari i BE-së për Punë të Brendshme dhe Migracion, Dimitris Avramopoulos, gjatë një konference për medie, i cili ishte i shoqëruar edhe nga presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.
“Pas shumë vitesh e muajsh të përpjekjeve dhe punës së madhe, Komisioni tashmë konfirmon se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt”, ka theksuar Dimitris Avramopoulos.