Avramopoulos: Miratimi i demarkacionit, hap vendimtar për liberalizim të vizave

21 mars 2018 | 19:34

Komisionari i Bashkimit Evropian për çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se ky është hap i madh në rrugën drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

“E mirëpres ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës. Hap vendimtar për Kosovën drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas votimit të…