Avramopoulos njofton Hoxhajn se ka kërkuar nga dy institucionet e BE-së heqjen e vizave
Komisionari për Punë të Brendshme dhe Emigrim i Bashkimit Evropian (BE), Dmitris Avramopoulos, i ka shkruar letër zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në të cilën ka thënë se e njeh progresin e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave.
Ai ka bërë me dije se tashmë ka kërkuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli që ta adaptojnë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Më 19 korrik Komisioni konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara për liberalizimin e vizave. Kosova ka shënuar progres të madh në dy vitet e fundit dhe është e rëndësishme që implementimi i reformave të vazhdojë. Tashmë kam ftuar Parlamentin Evropian dhe Këshillin që ta adaptojë propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Avramopoulos në letrën e tij drejtuar zëvendëskryeministrit Hoxhaj.
Ai ka siguruar Hoxhajn për mbështetjen e tij të plotë ndaj Kosovës