Avramopoulos thotë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin
Të mërkurën në Parlamentin Europian është diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Komisioneri për Migrim, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin.
Ai ka theksuar se ndjehet mirë që Parlamenti Europian e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
”Më vjen mirë që Parlamenti Evropian po e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit të drejtë (fer), por edhe me pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë në gjithë rajonin. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, ka thënë Avramopoulos.
“Kosova është i vetmi partner i Ballkanit Perëndimor që nuk përfiton nga një marrëveshje e lehtësimit për viza dhe qytetarët e saj janë të vetmit në rajon që kanë nevojë për viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian”, ka përsëritur Komisioneri për Migrim, Dimitris Avramopoulos.