Avramopoulosi: Kosovës i është dhënë drita e gjelbër drejt heqjes së vizave
30 gusht 2018
| 12:55
Komisionari për Punë të Brendshme i Bashkimit Evropian (BE), Dimitris Avramopoulos , ka reaguar pas vendimit të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liri Civile (LIBE), duke thënë se Kosovës i është dhënë “drita e gjelbër” për liberalizimin e vizave.
Avramopoulosi nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” ka thënë se ky moment do të vijë shpejt drejt Ballkanit Perëndimor.
“Kosovës i është dhënë drita e gjelbër për fillimin e negociatave për liberalizimin e vizave. Shpresoj se ky moment do të vijë shumë shpejt për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkuar Avramopoulosi.
/Epoka e re/