Avramopoulosi, Pacollit: Do të jem njeriu më i lumtur kur ta firmosi liberalizimin e vizave për Kosovën
21 mars 2018
| 16:59
Komisioneri për Punët e Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ka pritur në Bruksel në një takim ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Avramopoulos i ka thënë Pacollit se është duke pritur lajme të mira nga Prishtina.
Ai ka thënë se do të ishte njeriu më i lumtur ditën kur do ta firmoste liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Po presim lajme të mira që të hapim dyert për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të isha njeriu më i lumtur nëse do vendosja nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Avramopoulos.
Ndërsa Pacolli, ka thënë se pas tre vjet bllokimi, Kosova pritet ta votojë demarkacionin me Malin e Zi.