AUV realizoi 80 inspektime në Prizren, shqiptoi gjoba dhe mbylli disa lokale

04 prill 2021 | 16:29

Mbrëmë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) përmes Inspektoratit Sanitar, Zyra Regjionale në Prizren ka realizuar 80 inspektime për mbikëqyrje të masave Covid-19 dhe ka ndëshkuar katër lokale me gjoba, ndërkaq dy lokale janë mbyllur.

Lajmin e ka bërë me dije për “Epokën e re” Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK)

Ai po ashtu ka treguar se janë zbrazur nga klientët katër lokale.

No description available.

“Moskrijimi i kushteve për ruajtje të distancës dhe mbajtja e organizimeve ahengje ishin arsyet e ndëshkimeve. Të gjitha inspektimet realizohen bashke me Policinë e Kosovës. Punojmë bashkë të koordinuar për të penguar grumbullimet e njerëzve në hapësira të mbyllura. Si shkelës të masave janë gjobitur edhe dhjetë persona fizikë”, ka thënë Thaçi.

(A. MAVRAJ / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se deri…