Axha godet aksidentalisht me veturë nipin e tij, një vjeç
02 korrik 2022
| 10:24
Sipas policisë, 1-vjeçari ka pasuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar në QKUK.
“Rr. Lekë Dukagjini, Gjakovë 01.07.2022 – 07:50. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën në oborrin e tij, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-fëmijë (2021)-nipin e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.