
Axha i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes
07 prill 2021
| 22:50
Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca — Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.
Të dhënat e tij në detaje ende nuk figurojnë në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë në Kabinetin e Ministrit figuron emri i Rabit Konjufcës, si këshilltar politik.
Rabit Konjufca gjithashtu ka garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhwt e Vetëvendosjes.
Ndërsa ministër të Mbrojtjes, Kurti ka emëruar Armend Mehajn. Emri i tij u diskutua për shkak se ishte emër i padëgjuar në skenën politike.
Ndërsa zëvendësministër në këtë ministri, Kurti emëroi dje Shemsi Sylën. Ky i fundit kishte shërbyer në UÇK, pastaj në TMK e FSK./Express/