Axha tenton ta dhunojë mbesën 15 vjeçare në Dobrushë të Istogut
23 mars 2023
| 08:44
Një person është arratisur pasi ka tentuar ta dhunojë mbesën e tij 15-vjeçare.
Indeksonline mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Dobrushë të komunës së Istogut.
Emri i të dyshuarit është V. Ukaj, i cili i përket komunitetit egjitas.
Ukaj dyshohet për të kaluar kriminale, për veprat penale si vjedhje dhe posedim të narkotikëve.
Organet e hetuesisë në Pejë janë duke u marrë me trajtimin e rastit.