Azalea pranon se ka një djalë

14 qershor 2020 | 13:33

Reperja australiane Iggy Azalea për herë të parë ka ndarë për fansat faktin se ajo është nënë e një djali.

Mediet në 2019 kanë raportuar se Iggy ka një fëmijë por ajo ka mohuar një gjë të tillë. “Vendosa të prisja për kohën e duhur për të thënë diçka dhe dukej se sa më shumë kohë kalonte aq më shumë shqetësohesha për të shpërndarë lajme kaq të mëdha me botën. Kam zgjedhur ta mbaj jetën e tij private, por doja t’i bëja djalit të qartë që nuk është sekret dhe e dua përtej fjalëve”, është shprehur reperja.

Azalea është në një lidhje me reperin Playboy Carti. Iggy nuk zbuloi të dhëna të tjera në lidhje djalin dhe deri në këto momente dihet thjesht që në një moment është bërë nënë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti me origjinë shqiptare Adnan Januzaj beson se Paul Pogba…