
Azdren Shala largohet nga PSD-ja
Historiani Azdren Shala është larguar nga Partia Socialdemokrate.
Ai ka treguar se këtë hap e ka ndërmarr për arsye personale.
Shala ka falënderuar kryetarin e këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj.
“Miq dhe shokë, pas një rrugëtimi shtatëvjeçar në politike me PSD-në, sot me duhet ta marrë hapin me te vështirë ndonjëherë, për arsye krejt personale rrugët tona ndahen këtu. E falënderoj shumë secilin shokë e shoqe me të cilët ecja në politike ka qene fantastike, në veçanti kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar gjatë gjithë kohës. Dardani mbetet njeriu me politikë në Kosovë, ashtu siç PSD-ja është e vetmja parti me vlera dhe bindje progresive. Për shkak të angazhimeve të mia profesionale në fushën e historisë, e kam të pamundur që ta ndihmojë tutje PSD-në në rrugëtimin e saj patjetër të suksesshëm”, ka shkruar Shala në “Facebook”.