Azem Bejta pas 18 vjetësh largohet nga Drenica
Kapiteni legjendar i Drenicës, Azem Bejta largohet nga kjo skuadër pas plotë 18 vjetësh. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”.
Futbollisti drenicas e ka vlerësuar momentin e largimit nga skuadra kuqezi si më të vështirin në jetën e tij.
“Pas 18 viteve duke mbrojtur stemën e klubit më të mirë, klubit Kuq e Zi, dita më e vështirë në karrierën time sportive ka ardhur. Unë po largohem duke ju falënderuar për gjithçka. Ju e dini se unë kam qenë i dashuruar me ketë klub dhe kjo nuk ka ndryshuar si në kohë të mira dhe në kohë të këqija. Ky klub me ka rritur si person, me ka ndihmuar të bëhem ai që kam dashur gjithmonë, të bëhem një futbollist i KF Drenica. Sot dua të falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët dhe presidentët e klubit. Faleminderit ju tifozë të dashur që keni rrugëtuar se bashku me mua. Faleminderit, të gjithëve për të gjitha. Unë kurrë nuk do t’iu harrojë, unë do të jem gjithmonë tifoz i klubit më të mirë KF Drenica. Ju mund të llogaritni gjithmonë në mua. Faleminderit”, ka shkruar Bejta.
/Epoka e re/