Azem Sya dhe Sejdi Hoxha i shkojnë në shtëpi Ramiz Lladrovcit, kjo është arsyeja

10 janar 2021 | 14:14

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në shtëpinë e tij Azem Syën, Sejdi Hoxhën dhe Labinot Halilajn.

Lladrovci përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar Azem Syën, Sejdi Hoxhën dhe Labinot Halilajn për vizitën dhe përkrahjen me rastin e nominimit të tij për kryetar të Komunës së Drenasit në mandatin e ardhshëm, raporton “Epoka e re”.

“Djepi i UÇK-së, Drenica, vatra e luftës dhe çlirimit, është rritur në nivel nacional falë unitetit tonë, duke u identifikuar pas çlirimit si bastion i PDK-së”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Drenica gjithmonë ka qenë dhe është bashkë, kur bëhet fjalë për interesin nacional.

Falënderoj Azem Syën, Sejdi Hoxhën dhe Labinot Halilajn për vizitën dhe përkrahjen me rastin e nominimit tim për kryetar të komunës në mandatin e ardhshëm. Kjo përkrahje, ka kuptim në funksion të mirëqenies së qytetarëve, përmirësimin e kushteve të jetës për qytetarët tanë, duke e bërë datën 14 shkurtin, datë të festës për votën e fuqishme të qytetarëve të komunës tonë dhe Drenicës për PDK-në.
Djepi i UÇK-së, Drenica, vatra e luftës dhe çlirimit, është rritur në nivel nacional falë unitetit tonë, duke u identifikuar pas çlirimit si bastion i PDK-së. Edhe sot, ashtu siç e kam cekur më herët, do të jemi unik, si asnjë herë më parë, sepse, vizioni ynë për fuqizimin e shtetit, për zbatimin e ligjit dhe mundësive të barabarta, janë frymëzimi ynë.
Dhimbja jonë, nga 6 nëntori 2020, është e lidhur me ndalimin e padrejtë të liderëve tanë në Hagë, andaj përkushtimi ynë për fitore, do të jetë i motivuar më shumë se çdo herë në Kosovën e lirë dhe kauzat e udhëheqësve tanë drejt çlirimit dhe fuqizimit të shtetit.
Uniteti ynë, ka qenë dhe është çelësi i fitores!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 25 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria,…