Azem Syla drekon në Shkup me ministrin e Pushtetit Lokal të Maqedonisë
22 tetor 2018
| 19:37
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla ka drekuar të hënën në Shkup bashkë me ministrin e Pushtetit Lokal në Qeverinë e Maqedonisë, Suhejl Fazliu.
Lajmin e ka bërë me dije ky i fundit përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Në drekë të përbashkët në Shkup me gjeneralin Azem Sylën”, ka shkruar Fazliu.
/Epoka e re/