Azem Syla ngushëllon familjen Demaçi: Baca Adem ishte njeri i hekurt, vizionar dhe largpamës

29 korrik 2018 | 23:51

Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, ka ngushëlluar familjen Demaçi për vdekjen e veprimtarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi.

Azem Syla në letrën ngushëlluese të cilën e posedon edhe gazeta “Epoka e re” ka shkruar: “E nderuara Familje Demaçi, ndarjen nga jeta të Bacës Adem e kemi përjetuar me dhimbje të thellë unë dhe familja ime”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se Demaçi ka qëndruar gjithmonë vertikal dhe i palëkundur përkundër sfidave të mëdha që ka kaluar në jetën e tij.

“…rrallë ndodhë në histori që një personalitet të jep gjithçka nga jeta për vendin e tij por i tillë ishte Baca Adem”, ka shkruar në letrën ngushëlluese ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Ngushëllimi i plotë i Azem Sylës për familjen Demaçi:

E nderuara Familje Demaçi,

Ndarjen nga jeta të Bacës Adem e kemi përjetuar me dhimbje të thellë unë dhe familja ime.

Veprimtaria e Bacës Adem si për shumë veprimtarë të tjerë ishte frymëzim edhe për mua. 

Fatin që ta njoh fizikisht Bacën Adem e kisha përmes dy bashkëpunëtoreve të mi veprimtar te hershëm te çështjes kombëtare Ahmet Haxhiut dhe Nazmi Llapashtica.

Baca Adem ka dhënë një kontribut te jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, ka qëndruar gjithmonë vertikal dhe i palëkundur përkundër sfidave të mëdha që ka kaluar në jetën e tij, rrallë ndodhë në histori që një personalitet të jep gjithçka nga jeta për vendin e tij por i tillë ishte Baca Adem.

Ai ishte një njeri i hekurt, vizionar, largpamës dhe përkrahës i fort i joni për mobilizimin dhe organizimin e luftës çlirimtare në Kosovë.

Prandaj e nderuara familje Demaçi në pamundësi që të jemë me juve në këto ditë dhimbje, pranoni ngushëllimet e përzemërta nga unë dhe familja ime.

Kishnarek 29/07/2018

Sinqerisht!

Azem Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U18 në basketboll sot ka shënuar një sukses të…