Azem Syla niset për në Hagë
08 mars 2020
| 11:27
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ka udhëtuar për në Hagë, i cili është ftuar nga dhomat e specializuara.
Njoftimin e ka bërë me dije përmes rrjetit social ‘Facebook’ Ismail Syla.
Postimi i Sylës:
Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta e arsimtarit, profesorit, ish të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë Azem Syla, nga cila do anë ka vetëm një të vërtetë – përkushtimin jetësor pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Gjithmonë faqebardhë. Kudoqoftë.
Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës.