Azem Syla viziton familjen e Jakup Krasniqit, i jep mbështetje Altinit në garën për deputet
01 janar 2025
| 22:40
Altin Krasniqi, kandidat për deputet nga PDK dhe djali i Jakup Krasniqit, ka falënderuar Azem Sylën pas një vizite në familjen e tij.
“Miku i babait tim, miku im dhe miku i familjes, Azem Syla, na vizitoi dhe më dha mbështetje të pakursyer në këtë garë zgjedhore. Kjo mbështetje më jep forcë dhe kurajo për të ndjekur rrugën e babait dhe të brezit të tij, duke punuar për të mirën e popullit tonë”, tha Krasniqi.
Ai e cilësoi Azem Sylën si një simbol të qëndresës dhe përkushtimit kombëtar, duke vlerësuar rolin e tij si bashkëudhëtar të Jakup Krasniqit në rrugën drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Altini në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, në listën e PDK-së për deputet mban numrin 20.