Azemi, deputetëve: Votoni nesër pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi, ka kërkuar nga deputetët që nesër (e enjte) të votohet pro tërheqjes se 30 për qind të mjeteve nga Trusti.
Ai në “Facebook” ka shpërndarë një kërkesë, ku ka kërkuar që të votohet Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti për shkak të inflacionit dhe gjendjes së rëndë ekonomike.
Azemi ka thënë se tërheqja e 30 për qind të mjeteve nga Trusti do t’i ndihmonte shumë punëtorët e sektorit privat pasi ata nuk ka qenë përfitues e ndihmave nga qeveria.
“Derisa punëtorët e sektorit publik iu ndajtët stimulimin për inflacion, neve jo. Punëtorët shëndetësorë morën stimulim për rrezikshmëri në punë nga Covid-19, shumë punëtorë të sektorit privat që punuan bashkë në një vend, nuk u stimuluan”, ka shkruar Azemi.