Azemi: Fuqia vitale po thonë lamtumirë, i kam treguar kryeministrit se do ketë ikje masive
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ka thënë se gjatë marshit protestues në këtë 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, morën pjesë rreth njëmijë e 500 persona.
Ai ka thënë se marshi ka zgjatur mbi një orë e gjysmë.
Në emisionin “Reload”, në RTV Dukagjini ka thënë se pagat e punëtorëve në sektorin privat kanë pësuar ndryshime për të mirë.
“I kemi pas diku rreth 1500 persona. Që nga fillimi i marshit deri në përfundim ka zgjatur rreth 1 orë e 40 minuta. E kemi llogaritur rreth 1200-300 por ka qenë më shumë se 1500”, tha ai.
“Fuqia vitale po thonë lamtumirë. Punëtorët e sektorit privat po e ndërtojnë Kosovën, po e mbushin buxhetin e Kosovës, po i mbajnë organet vitale”, shtoi më tej ai.
Në sektorin privat, Azemi thotë se numri i punëtorëve është rreth 300 mijë që janë aktivë.
Sipas tij, ky numër do të ulet akoma më shumë.
“Nuk ka kompani në nivel të Kosovës që ka më shumë se 5 punëtorë që ka mungesë të punëtorëve. Nuk kemi një qëndrueshmëri të fuqisë punëtore. I kemi thënë kryeministrit që do të ketë ikje masive, eja ulemi e bisedojmë… Institucionet shtetërore bashkë me pronarë të kompanive nuk e kanë parandaluar atë që kanë mundur ta parandalojnë”.