Azemi i vogël në Kuvendin e Berishës: PD ka qenë në momentet më kritike të vendit

11 dhjetor 2021 | 17:42

Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha shpalli sot Azem Hajdarin si President të përjetshëm të Partisë Demokratike.

Ndërsa i pranishëm në këtë Kuvend ishte edhe Azem Hajdari i vogël, i cili falënderoi në emër të familjes së tij këtë vlerësim që iu bë të atit.

Ai iu bëri ftesë bashkëmoshatarëve të tij që të investojnë në Shqipëri, dhe tha se shpreson që ky Kuvend që po mban PD, të jetë në lartësimin e kësaj partie.

Të nderuar motra dhe vëllezër, gëzuar ditën e krijimit ë Partisë Demokratike, partinë e adrenalinës për lirinë, demokracinë dhe për paqen. Falënderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babanë tim si President i përjetshëm i kësaj partie. PD është mbi çdo pjesëtarë, është thirrja e zemrës së njeriut. Ftoj të gjithë moshatarët e mi dhe të gjithë rininë që të investojnë në tokën, dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ku Kuvend dhe çdo kuvend që PD të mbajë të jetë në përmirësimin e kësaj partie, që ka qenë aty në momentet më kritike të vendit”-tha ai./Opinion.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si jo rrallë herë spektaklet e “Big Brother VIP” nxisin…