Azemi: Kosova ka potenciale të mëdha të energjisë solare

01 nëntor 2018 | 15:24

“Balkan Green Foundation” dhe “Germanwatch” organizuan konferencën për tranzicionin e energjisë “Sfidat dhe mundësitë në Kosovë dhe rajon” ku u shtjelluan sfidat, strategjitë e politikave si dhe rruga drejt një tranzicioni të energjisë në Kosovë dhe në rajon.

Drejtori ekzekutiv i “Balkan Green Foundation”, Visar Azemi, ka thënë se tranzicioni i energjisë është një fenomen global ndaj të cilit Kosova nuk është e veçuar.

“Tranzicionin e energjisë e kemi mësuar nga miqtë tanë gjermanë, të cilët dëshmuan që tranzicioni i energjisë është i mundur dhe tani ne jemi duke punuar së bashku për eksploruar mundësitë që Kosova ka në këtë fushë. Kosova ka potenciale të mëdha të energjisë solare, dhe asaj të erës, andaj, investimet në burimet e ripërtëritshmë duhet përshpejtuar”, ka deklaruar Azemi.

Pjesë e konferencës ishin edhe Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Christian Heldt, ambasadori gjerman në Kosovë dhe Riccardo Serri, shefi i sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrim Evropian në Zyrën e BE-së në Kosovë, të cilët morën fjalën për të diskutuar mbi rrugën drejt një të ardhmeje të begatë dhe të qëndrueshme të sistemit energjetik në Kosovë e rajon.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur të enjten në…