Azemi: Ky pushtet duhet të mbahet përgjegjës që e futi vendin në një udhëkryq të rrezikshëm
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se manovrat e Qeverisë së Kosovës u dëshmuan me kosto të lartë për Kosovën.
“Manovrat e Qeverisë së Kosovës u dëshmuan me kosto të lartë për Kosovën. Masat e BE-së vazhdojnë të rëndojnë mbi shtetitn, derisa ekzekutivi vazhdon kërkesat për heqjen e tyre, pasi nisi zmbrapsjen nga veprimet e pakoordinuara. Madje edhe tani, paralelisht me tërheqjen e vonuar, krerët e qeverisë në mënyrë të papjekur vendosin “kushtëzime”. Komplet qesharake”, ka thënë Azemi.
Më tutje Azemi ka thënë se ky pushtet duhet të mbahet përgjegjës që e futi vendin në një udhëkryq të rrezikshëm duke ndërmarrë veprime të njëanshme.
Derisa asnjë dobi nuk pati nga kjo sjellje e këtij ekzekutivi praktikantësh, sot erdhën në pikën që iu kemi thënë. Veçse sot me barrën e sanksioneve, ka shtuar më tutje Azemi.