Azemi: Mbi 200 mijë punëtorë brenda tre vjetëve e kanë lëshuar Kosovën

26 shkurt 2025 | 20:16

Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka folur për numrin e punëtorëve që janë larguar nga Kosova.

Në “DPT Fidani” të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se brenda tri viteve të fundit nga Kosova janë larguar mbi 200 mijë punëtorë.

“E them me përgjegjësi se ajka se punëtorëve të sektorit privat të Kosovës janë jashtë. Në statistikat e tona që i kemi marrë, në vitin 2024 jemi dalë vet në aeroport dhe kemi bërë biseda me njerëz 20 për qind kanë ikur me synim që mund të kthehen”.

“Në vitet 2022, 2023 dhe vitin 2024 janë mbi 200 të rinj që e kanë lëshuar Kosovën dhe në mesin e tyre pjesa dërrmuese janë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën. Në bazë të matjeve tona janë mbi 200 mijë punëtorë që brenda tri vjetëve e kanë lëshuar Republikën e Kosovës”, ka thënë Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitkau, ka thënë se…