Azemi: Parisi dhe Egzoni zbuluan korrupsionin e qeverisë – kjo po i dhemb shumë partisë në pushtet

22 nëntor 2024 | 21:21

Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar pas kallëzimit penal nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ndaj zyrtarëve të kësaj partie që publikuan grantet e dhëna nga ky dikaster për familjarët e deputetes Fitore Pacolli

Azemi thotë se Parisi dhe Egzoni, nuk janë vetëm. Ata mund edhe të paditen nga ky pushtet i propagandës por asnjëherë nuk ndalen.

Postimi i plotë:

Parisi dhe Egzoni nuk janë vetëm.

Si kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj dhe anëtar i kryesisë qendrore, e mbështes këtë rini të jashtëzakonshme të LDK-së dhe Kosovës.

Mund edhe të paditen nga ky pushtet i propagandës, por asnjëherë nuk ndalen.

Ata shfaqën korrupsionin e kësaj qeverie të paaftë, dhe mbase kjo iu dhembi shumë partisë në pushtet.

Ndryshimi po vjen dhe mos harroni se do ta ktheni çdo cent të vjedhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, deklaroi…