Azemi: Punëtorët teknik dhe ata fizik të shkollave në Prishtinë nga 3 shatori fillojnë grevën
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se më 3 shator do të fillojnë grevën punëtorë teknik dhe punëtorët e sigurimit fizik të disa shkollave në Prishtinë.
Ai ka bërë me dije se grevës do t’i bashkohen edhe punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së. Azemi ka treguar se arsyeja e kësaj greve është pagat e ulëta.
“Me kërkesën e punëtorëve teknikë dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: ‘Dardania’, ‘Pjetër Bogdani’, e Muzikës, ‘Naim Frashëri’, ‘Shkolla e Gjelbër’, ‘Mehmet Xhevori’, ‘Hoxhë Kadri Prishtina’, ‘Avdyl Frashëri’, ‘Asim Vokshi’, ‘Gjergj Fishta’ të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF-të në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së më 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Azemi në “Facebook”.