Azemi: Punëtorët teknikë në QKUK nga ky muaj me paga të rritura për 100 euro

06 qershor 2024 | 15:23

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë me dije se nga ky muaj punëtorët teknik të sektorit privat në QKUK do të marrin pagat me rritje prej 100 eurove.

Azemi në një postim në “Facebook” ka falënderuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia që bëri të mundur këtë rritje. “E filluam me negociata, protesta e greva me punëtorët teknik të sektorit privat QKUK, dhe pas shumë përplasjeve, shtyrjeve këta punëtorë që nga 1 qershori 2024 pagat e tyre do të jenë me rritje për 100 euro më shumë që d.m.th 402 euro”, ka shkruar Azemi.

Ai ka shtuar se së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje.

“Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitia i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritje, ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat. Së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje. Ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi. Kur jemi unik arrihet gjithçka që lejon ligji”, ka shkruar Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se Kosova për…