Azemi: Trepça e gatshme për befasi në ‘Final 8’

10 shkurt 2020 | 14:22

“Oso Termosistem Final 8” po pritet me interesim të jashtëzakonshëm. Tetë skuadra në garë për trofeun e çmuar të Kupës. Ndeshjet pritet të jenë shumë interesante, pasi skuadrat kanë cilësi të përafërta.

Skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepça, shpreson të ketë suksese në garat e Kupës. Basketbollisti me përvojë i mitrovicasve, Besnik Azemi, flet për synimet e ‘Xehetarëve’ në këtë garë.

“‘Final 8’ ka shumë rëndësi për Trepçën. Në ndeshjen kundër Rahovecit udhëtojmë për ta dhënë maksimumin që e kemi si ekip. E kemi parasysh që Rahoveci është vendas dhe ka motiv shtesë, mirëpo ne shkojmë për fitore. Ndeshjet janë eliminuese dhe secili ekip ka gjasa të vazhdojë tutje, sidomos në këtë vit, ku liga është shumë e niveluar”, ka deklaruar Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndeshjet e “Final 8” do të mbahen nga 11 deri më 15 shkurt në qytetin e Rahovecit. Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 mbahet në qytetin e Rahovecit dhe pritet të jetë spektakolar si në fushë, ashtu edhe në tribuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga përfaqësuesit politik të shqiptarëve…