Azerbajxhan: Karburant falas për shërbimet e urgjencës ukrainase

27 shkurt 2022 | 01:26

Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, “SOCAR”, ka konfirmuar për median britanike “BBC” se do t’i sigurojë shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulancës të Ukrainës me benzinë falas për kohëzgjatjen e konfliktit.

Lëvizja vjen pas një telefonate midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Aliyev gjithashtu u zotua t’i sigurojë Ukrainës dërgesat e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.

Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë liderin azerbajxhanas në një pozitë të vështirë. Ai është i kujdesshëm ndaj Rusisë dhe nënshkroi një marrëveshje aleance me Presidentin rus Vladimir Putin në ditën kur ky i fundit njohu rajonet separatiste të Ukrainës.

Por ai gjithashtu ka lidhje të ngushta me BE-në dhe Turqinë, të cilat të dyja kanë dënuar pushtimin e Rusisë.

Aliyev u përball me kritika të brendshme për marrëveshjen e tij me Putin-in dhe që nuk shprehu hapur mbështetjen e tij ndaj Ukrainës.

Përpara pushtimit, Aliyev nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me BE-në për të rritur furnizimet me gaz në bllok.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri gjermanThomas Tuchel ka deklaruar se ai po përgatitet për…