Azerbajxhani i merr një tjetër qytet Armenisë

05 tetor 2020 | 08:38

Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë çliruar një qytet tjetër nga pushtimi armen, midis përplasjeve të vazhdueshme kufitare në Karabakun e Epërm, njoftoi presidenti Ilham Aliyev. “Sot ushtria azerbajxhanase çliroi qytetin Jabrayil dhe disa fshatra nga pushtimi. Rroftë ushtria azerbajxhanase! Karabaga është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në “Twitter”.

Më herët, gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi çlirimin e territorit jug-perëndimor: “Sipas informacionit të marrë nga burime të besueshme të Azerbajxhanit; pas fshatrave Buyuk Mercanli, Maralyan dhe Sheybey, ushtria Azerbajxhanase gjithashtu çliroi nga pushtimi qytetin Jabrayil, i cili ishte i një rëndësie kritike në rajonin e Karabagut”.

Operacionet e nisura nga forcat e armatosura të Azerbajxhanit, me qëllim për t’i rimarrë territoret e okupuara, vazhdojnë.

Luftimet filluan në shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, duke çuar në viktima.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun e Epërm, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Rezoluta të shumta të Kombeve të Bashkuara, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe ShBA-ja, u formua më 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit por, pa rezultat. Sidoqoftë, një armëpushim u ra dakord më 1994.

Shumë fuqi botërore, duke përfshirë Rusinë, Francën dhe ShBA-në, kanë kërkuar një armëpushim të menjëhershëm. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Britania e Madhe ka regjistruar pothuajse 13 mijë infeksione…