Azerbajxhani mban zgjedhjet presidenciale
11 prill 2018
| 13:02
Në Azerbajxhan po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme presidenciale.
Presidenti autoritar, Ilham Aliyev, pritet të fitojë mandatin e katërt radhazi.
Partitë kryesore opozitare nuk po marrin pjesë në votime dhe kanë bërë thirrje për bojkot, duke pretenduar se procesi do të manipulohet.
Opozita, ashtu si edhe qeveritë perëndimore dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e kanë kritikuar qeverinë e Aliyevit për persekutimin e vazhdueshëm të mediave të pavarura, gazetarëve, politikanëve opozitarë dhe aktivistëve, raporton “Rel”.
Aliyev, 56 vjeç, udhëheq Azerbajxhanin qysh në vitin 2003.