
Aziz Salihu largohet i zemëruar nga Asambleja e KOK-ut: Marre ju koftë
25 mars 2021
| 18:07
Legjenda e boksit, Aziz Salihu është larguar nga Asambleja e Punës 2020 që është duke u mbajtur.
Sot (e enjte) do votohet kryetari i ri, ku për postin e presidentit janë duke garuar tre kandidatë, Besim Hasani (presidenti momental), Linda Shala dhe Ismet Krasniqi, shkruan lajmi.net.
Sidoqoftë, gjatë kohës kur Besim Hasani nisi fjalimin harroi ta përmendë legjendën e boksit, Aziz Salihu.
Ky i fundit u largua nga salla duke thënë: ‘Marre ju koftë”.
Hasani kërkoi disa herë falje, por Salihu nuk ndryshoi mendim dhe u largua nga Asambleja.