Azizi: Mbrojtja e pyjeve nga vjedhjet prioritet i gjykatës
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi tha për lexuesit e “GJILANI.INFO” se në vitin 2019 janë trashëguar 185 lëndë të veprës penale “Vjedhje pylli”, se janë pranuar 8 lëndë (gjithsejtë 193 lëndë), ku prej tyre janë zgjidhur 63 lëndë, ndërkohë që kanë mbetur për t’u zgjidhur edhe 130 lëndë.
“Sanksionet për këto lëndë që janë kryer në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, janë: 17 lëndë dënim me gjobë, 31 lëndë dënim me kusht, 1 lëndë aktgjykim lirues, 10 lëndë janë parashkruar për arsye të ndryshme, kurse 4 lëndë janë zgjidhur në mënyrë tjetër”, ka konfirmuar kryetari i kësaj Gjykate.
Thuhet gjithashtu se në Divizionin Kundërvajtës janë trashëguar gjithësejt nga vitet e mëherëshme 549 lëndë, kurse gjatë periudhës janar–shtator 2019, janë pranuar 281 lëndë (gjithsejtë në punë 830 lëndë).
Ndërkaq, sipas tij, bëhet e ditur se janë zgjidhur 576 lëndë, kurse kanë mbetur edhe 254 lëndë.
“Dënimet për këto lëndë që Gjykata ka shqiptuar janë: 8 lëndë qortim dhe 354 lëndë me gjobë”, ka thenë ai.
Kurse sa i përket aspektit mbrojtës së pyjeve, thuhet se në bazë të statistikave të përmendura më lartë, Gjykata Themelore e Gjilanit, të i ketë dhënë një prioritet të madh kësaj dukurie, duke arritur për të zvogëluar numrin e lëndëve dhe duke dënuar kryerësit e kësaj vepre penale, apo në kundërvajtje.